Flash News

E-TJERA

Vaksinimi derë më derë, Manastirliu: Nesër nis java e vaksinimit për moshat +18 vjeç

Vaksinimi derë më derë, Manastirliu: Nesër nis java e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka postuar në rrjetet sociale foto nga vaksinimi i qytetarëve në shtëpitë e tyre. Bluzat e bardha kanë nisur vaksinimin shtëpi më shtëpi dhe Manastirliu ka postuar momente nga vaksinimi në Bicaj të Kuksit.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë po ashtu me dije se nga nesër, do të nisë java e hapur e vaksinimit, për çdo qytetar +18 vjeç.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut:

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.
Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend
#VaksinimiShpëtonJetë

Të fundit