Flash News

E-TJERA

Vala e dytë covid mbyll sërish Milanon e Lombardinë, Konsullata njoftim për shqiptarët: Si do veprohet për shërbimet

Vala e dytë covid mbyll sërish Milanon e Lombardinë, Konsullata

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano ka sqaruar se si do të procedohet më shërbimet pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë italiane për mbylljen për herë të dytë prej pandemisë të Milanos dhe Lombardisë.

Sipas njoftimit, të gjitha shërbimet konsullore ndërpriten deri në datën 3 dhjetor dhe do kryhet me postë.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020. Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente.

Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në web për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, sqaron konsullata.

Të fundit