Flash News

E-TJERA

Varhelyi: Ka shpresë për liberalizimi e vizave për Kosovën në fund të vitit

Varhelyi: Ka shpresë për liberalizimi e vizave për Kosovën

Oliver Varhelyi, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit të BE-së, thotë se ka shpresë për liberalizimi e vizave për Kosovën në fund të vitit.

Deklarata e tij për ABC erdhi një ditë pasi Komisioni Europian konsideroi të përmbushura të gjitha kriteret që qytetarëve të Kosovës, t’u hiqen vizat për të hyrë në vendet europiane.

"Nuk ka asgjë që vjen thjesht nga besimi. Besimi ynë vjen vetëm bazuar në punën që është bërë. Nga ana jonë, ne po bëjmë çmos që kjo të kryhet. Shoh gjithashtu një angazhim shumë më të madh nga qeveria e Kosovës. Dhe besoj, që kjo do të sjellë rezultat në fund të vitit”

Sa i përket Shqipërisë, Varheli u shpreh se vendi ka bërë progres, në përmbushjen e kritereve për integirmin europian, pas hapjes së negociatave më 19 korrik të këtij viti. Megjithatë, e theksoi se  situata politike është gjithmonë e ndjeshme në vendin tonë dhe përcolli një mesazh për këtë; që dy palët të punojnë së bashku.

“Përsa kohë që unë kam ndjekur situatën politike në Shqipëri, ajo është vazhdimisht e ndjeshme. Kriter kyç për ne është të ketë marrëveshje midis forcave politike për reformat madhore të domosdoshme në vend për anëtarësimin në BE dhe dakordësi në gjirin e klasës politike për këtë qëllim. Në Shqipëri, integrimi europian nuk është venë kurrë në dyshim dhe vijimi me reformat në Kuvendin e Shqipërisë dhe nga qeveria shqiptare ka qenë i qëndrueshëm. Shpresoj, që vendi mund të vazhdojë në këtë rrugë”, tha komisioneri . 

Të fundit