Flash News

E-TJERA

Varu babë e bir, gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Ardjan Çapjan

Varu  babë e bir, gjykata e Apelit dënon me burg përjetë

GJKKO, la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.

Ai u arrestua me 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Behar Bajri, ka kerkuar azil në Francë që prej vitit 2021.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? 

Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri, allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. 

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar, është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. 

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. 

Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Të fundit