Flash News

E-TJERA

Ende të larta shifrat e covid-it, 21 viktima në 24 orët e fundit

Ende të larta shifrat e covid-it, 21 viktima në 24 orët e fundit

780 raste të reja, 21 humbje jete dhe 757 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar dhe 1440 persona.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 780 rastet e reja janë identifikuar në: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, dhe me nga një rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Ndërkohë për 21 fatalitetet e regjistruara në 24 orët e fundit nga virusi, bëhet fjalë për: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.

Shifrat në total të COVID-19 në vendin tonë kanë shkuar në 111,301 persona të infektuar, prej tyre 73,610 janë shëruar, 35,794 janë të infektuar aktivë dhe 1,897 fatkeqësish e kanë humbur betejën.

Sipas burimeve zyrtare, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Statistika (5 Mars 2021)

Raste të reja ditore       780

Të shëruar në 24 orë     757

Të shtruar në spitale      638

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3171

Testime totale          482,456

Raste pozitive          111,301

Raste të shëruara       73,610

Raste Aktive              35,794

Humbje jete               1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23361

Fier         2602

Vlorë       1804

Durrës     1623

Shkodër   1360

Gjirokastër 1164

Korçë       897

Elbasan    847

Lezhë       775

Berat        679

Dibër       355

Kukës     327

Të fundit