Flash News

E-TJERA

Vazhdojnë përplasjet/ Anëtarët  e Këshillit Bashkiak mblidhen tek univeristeti për takim, Leli hyn në Zoom

Vazhdojnë përplasjet/ Anëtarët  e Këshillit

Vazhdojnë përplasjet mes Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit. Anëtarët e kanë pritur Lelin për takim në univeristetin "Ismail Qemali", por ky i fundit ka hyrë në Zoom për të zhvilluar takimin.

"Ju njoftoj se ditën e premte në orën 10:00, në mjediset e universitetit ‘Ismail Qemali’ në sallën ‘Rilindja’ në godinën e Rektoratit, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë Vlorë e thirrur nga Kryetarja e Këshillit, në përgjigje të kërkesës së një grupi këshilltarësh", thuhet në njoftimin e Këshillit.

Kujtojmë që ata e kanë thirrur Lelin për ballafaqim në lidhje me shqetësimet e komunitetit për gjendjen e shërbimeve vendore si pastrimi, ndriçimit etj. Leli nuk ka marrë pjesë në mbledhje me arsyetimin se janë në shkelje të masave anti-covid.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Të fundit