Flash News

E-TJERA

Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti akut, ISHP: Ishte në ekskursion në Voskopojë, u krye hetim epidemiologjik

Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti akut, ISHP: Ishte në ekskursion

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, pasi një 17-vjeçare, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo”, humbi jetën për shkak të meningjitit akut. Ngjarja ndodhi paraditen e 15 dhjetorit, kur Noela Caka ndërroi jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

Epidemiologia Donika Mema Bardhi, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ka zbuluar për Report TV detaje nga hetimi epidemiologjik.

Ajo tregoi se javën e kaluar, 17-vjeçarja kishte qenë në një ekskursion me klasën në Voskopojë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua të shtunën, më 14 dhjetor.

Ne kemi nisur një hetim epidemiologjik duke gjurmuar ecurinë e gjendjes së pacientes dhe kontaktet që ajo ka pasur. Është bërë kontrolli në vendin ku vajza kishte qëndruar gjatë ekskursionit dhe deri tani, kontaktet janë shumë të mira,” tha Bardhi.

ISHP ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së masave parandaluese dhe ndërhyrjeve të shpejta për të shmangur rreziqet e përhapjes së sëmundjeve të ngjashme. Ndërkohë, komuniteti i shkollës dhe familja e të ndjerës ndodhen në zi për humbjen e parakohshme të vajzës së re.

Të fundit