Flash News

E-TJERA

Vdekja e 25-vjeçares, e afërmja e Xhuana Nikollit hedh dyshime mbi vetëv*asjen: Kush e shkroi letrën?

Vdekja e 25-vjeçares, e afërmja e Xhuana Nikollit hedh dyshime mbi

Kushërira e 25-vjeçares së ndjerë Xhuana Nikolli ka rrëfyer detaje nga vdekja e papritur e së resë.

Në një lidhje dirkte për “Shqipëria Live”, ajo tregoi se Xhuana ishte dhunuar nga vjehrra dhe se situata ishte përkeqësuar pasi çifti kishtë dashur të jetonte në një shtëpi më vetë.

Ajo hodhi dyshime për mënyrën e vdekjes së 25-vjeçares, duke vendosur në pikëpyetje letrën e shkruar në çastet e fundit të jetës.

“Xhuana u rrit në këtë familje të thjeshtë, që i rritën katër vajzat me sakrifica dhe djersën e ballit. Ajo ishte e shkolluar, kishte bërë shkollën për juridik. Në gjimnaz pari fatkeqësinë të njohë njeriun e gabuar, e këtë e mësoi pas martesës, e cila zgjati vetëm tre muaj. Çifti jetonte në një ambient toksik dhe vendosën të ndaheshin. Familja e mbështeti këtë dhe e tërhoqën vajzën nga shtëpia e djalit, nuk hasën rezistencë, ndarja u bë me mirëkuptim. Xhuana punonte në një zyrë noterie në Lezhë.

Erdhi në Tiranë për një jetë të re. U martua dhe hasi probleme, kishte probleme jo vetëm me burrin por edhe me vjehërrinë. Burri ishte shumë i ndikuar nga nëna, Xhuana i ka kërkuar të ndaheshin nga shtëpia, të jetonin bashkë. Burri siç duket ishte shumë I ndikuar nga nëna, kur i ka kërkuar të jetonin bashkë e ëma e djalit nuk dëgjoi, ushtronte presion mbi djalin e kishte nën kontroll. Aty më pas u përball me dhunën e vjehrrës, me të thënë e kam se unë nuk kam qenë aty.

Unë di që janë gjetur shenja dhune dhe lindin pyetje çfarë e çon një vajzë 25 vjeçe drejt këtij veprimi, po niste një jetë të re, ishte shumë e kënaqur. E di që ka folur me mamanë e saj në mëngjes, ishte e lumtur për punën e re. Në mbrëmje do të festonin ditëlindjen e nipit apo mbesës se nuk e mbaj mend tani, kishin organizuar me motrën një festë, kishte blerë edhe fustanin, pse duhet ta vriste veten pikërisht atë ditë.

Pse duhet ta vriste veten pikërisht atë ditë. Atë që ka ndodhur e dinë vetëm ata të dy, dyshimet janë të shumta. Mjafton një letër që ka lënë të vërtetojë që ka lënë një letër? Kush e shkroi letrën? E shkroi me vullnetin e saj apo e shkroi dikush tjetër?”, deklaroi e afërmja e Xhuana Nikollit.

Të fundit