Flash News

E-TJERA

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, mjekët zbulojnë detaje të reja: Nuk patëm kohë të gjenim as diagnozën

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, mjekët zbulojnë

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe shefja e Pediatrisë, Greta Naraçi, kanë mbajtur një konferencë për mediat lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e premte, ku një 3-vjeçar humbi jetën dhe motra e tij 7 vjeçare është në gjendje të rëndë.

Senad Halluni sqaroi se fëmija, Omer Hasmegaj, u paraqit në spital në orën 16:40 të të premtes me shenja të të vjellave. Pas trajtimit, familja u refuzua shtrimi në spital dhe u larguan. Më pas, fëmija u rikthye mëngjesin e së shtunës në një gjendje shumë të rëndë dhe, pas përpjekjeve të vazhdueshme për reanimim, ndërroi jetë 45 minuta pas mbërritjes.

Pas vdekjes së 3-vjeçarit, motra e tij, me simptoma të ngjashme, u dërgua menjëherë në Tiranë për trajtim më të specializuar. Mjekët dyshojnë për një helmim apo virozë të mundshme, por hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Greta Naraçi, shefja e pediatrisë, theksoi se fëmija ishte në gjendje të shokut kardiak dhe se ishte tepër vonë për t’u dhënë ndihmën e duhur. Ajo shtoi se prindërit thanë që fëmija nuk kishte konsumuar asgjë që mund të shkaktonte simptomat, duke lënë të hapur mundësinë e helmimit. 

Greta Naraçi (shefe e pediatrisë): Në momentin kur ka ardh fëmijë ishte në gjendje të shokut kardiak, insuficiencë kardiake tepër e rëndë dhe ishte shumë vonë për ne që të japim ndihmën e duhur. Ishte situatë e vështirë dhe ne u munduam që ta ulim në reanimacion por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë për diagnozë. Në dijeninë tonë prindërit na thanë se nuk kishte konsumuar asgjë dhe nuk kemi mundur që të vendosim se çfarë është. Ishte e vështirë për t’i marrë edhe gjakun.

Të fundit