Flash News

E-TJERA

Vdekja e 32-vjeçarit, eksperti i kriminalistikës: Uroj të mos jemi përpara një ngjarje Rasha 2

Vdekja e 32-vjeçarit, eksperti i kriminalistikës: Uroj të mos

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ky i fundit humbi jetën pas shoqërimit në komisariat.

Karamuço thekson se nevoja për mbikqyrje psikilogjike dhe e shëndetit emocional të policëve të terrenit është shumë urgjente me qëllim që ata të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas ligjit dhe procedurave standarde.

Sipas tij, ngjarjet do të mund të zbardheshin menjëherë nëse efektivëve nuk do t’u ishin hequr kamerat e trupit. Më tej shton se shpreson të mos jetë një ngjarje ‘Rasha 2”, referuar vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Reagimi i plotë:

Çështja është në hetim dhe është ende herët të dalim në konkluzione, por ka disa gjëra që ne i kemi ngritur shpesh dhe policia nuk na ka dëgjuar. Asistenca dhe mbikqyrja psikilogjike dhe e shëndetit emocional të policëve të terrenit është shumë urgjente me qëllim që ata të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas ligjit dhe procedurave standarde.

Ndihet emergjente rivendosja në funksion e minikamerave trupore operacionale të policisë së shtetit sepse do ndihmojnë shumë në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Nuk ka ende një informacion se pse janë hequr minikamerat.

Rregulli i artë për të cilët duhet bërë shumë punë trajnuese në vazhdim me policinë është që me prangosjen e personit mbaron forca e ligjshme e përshkallëzuar. Nga ai moment fillojnë të drejtat e njeriut.

Uroj mos jemi përpara një ngjarje Rasha 2

Të fundit