Flash News

E-TJERA

Vdekja e 4-vjeçarit, Prokuroria e Shkodrës regjistron procedim penal

Vdekja e 4-vjeçarit, Prokuroria e Shkodrës regjistron procedim penal

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e 4-vjeçarit, një ditë më parë.

Prokuroria ka orientuar Policinë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për të kryer veprimet e para hetimore.

“Në lidhje me 4-vjeçarin, që ka ndërruar jetë në Shkodër, Prokuroria ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore.

Është referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojnë hetimet”, thuhet në njoftim.

4-vjeçari humbi jetën pasi dyshohet të jetë helmuar me ushqim bashkë me motrën e tij e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të fundit