Flash News

E-TJERA

Vdekja e Dwamena, Brataj: Ishte e paralajmëruar, nuk duhej të luante

Vdekja e Dwamena, Brataj: Ishte e paralajmëruar, nuk duhej të luante

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena.

I ftuar në studion e News 24, Brataj tha se Dwmanea nuk duhej të luante pasi ajo që ndodhi ishte një vdekje e paralajmëruar.

“Ishte vdekje e paralajmëruar, ai nuk duhej të luante, i kishte ndodhur dy herë kjo gjë dhe mjekët e kishin këshilluar që para 5 vitesh. Nuk ka ndërruar jetë menjëherë, nga ana patologjisë shanset për të shpëtuar janë të ulëta. Fakti që e ka pasur herë një episod të tillë, do të thotë që ishte e agravuar. Kjo më bën të kuptoj që sëmundja ka qenë në atë fazë, që nuk duhet të luante më”, tha Brataj.

Të fundit