Flash News

E-TJERA

Vdekja e Dwamena, mjekët e spitalit të Kavajës: Erdhi në ‘kodin e zi’, nuk kishte shpresa

Vdekja e Dwamena, mjekët e spitalit të Kavajës: Erdhi në

Raphael Dwamena, sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, ndërroi jetë sot, pasi humbi ndjenjat në fushë, gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Sulmuesi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte atakut kardiak.

Mjekët e spitalit të Kavajës, në një intervistë për mediat, kanë dhënë detaje nga momenti kur futbollisti u çua në spital dhe përpjekjet për ta mbajtur në jetë.

Ata thanë se Dwamena kishte mbërritur në spital pa shenja jete dhe pavarësisht angazhimit të të gjithë stafit mjekësor, ishte i pamundur të shpëtohej.

“Pacienti erdhi në spitalin e Kavajës në “kodin e zi”, domethënë kishte bërë exitus (term mjekësor për vdekjen), pa parametra jetësorë, pa tension, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak. Në EKG nuk kishte aktivitet.

Ka ardhur rreth orës 14:07, 14:10, 14:13. Ne u lajmëruam nga ekipi i qendrës shëndetësore të Rrogozhinës rreth orës 2 pa pak dhe i kishim marrë masat se e dinim që do të vinte rasti. E ngritëm të gjithë personelin në këmbë. U bë reanimimi kardio-pulmonar dhe nuk u arrit. Nuk kishte më shpresa, ishte i pashpresë.

A i kishin pajisjet e duhura? Transportimi është bërë. Ambulanca e Rrogozhinës i ka të gjitha, sepse ka ardhur me ambulancën e Rrogozhinës në spitalin e Kavajës. Ne këtu i kemi bërë të gjitha me ekipin mjekësor, reanimimin, frymëmarrjen, masazhin kardiak sipas protokollit. Respektuam protokollin mjekësor që bëhet në këtë rast. Por shkakun nuk e dimë, ka ndodhur në fushë sipas të dhënave dhe ka bërë gjendje të fikti atje”, deklaruan mjekët.

Të fundit