Flash News

E-TJERA

Vdekja e foshnjës në Pogradec, nis hetimi për mjeken e maternitetit, dyshohet se neglizhoi trajtimin mjekësor

Vdekja e foshnjës në Pogradec, nis hetimi për mjeken e

Polica ka nisur hetimin ndaj mjekes në maternitetin e Pogradecit, pas vdekjes së foshnjë së sapolindur disa ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçarja G.Sh me detyrë mjeke në maternitetin e Pogradecit dyshohet se nuk ka kryer trajtimin e nevojshëm ndaj foshnjës, e cila ndërroi jetë pas transportit në Tiranë.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

 

Të fundit