Flash News

E-TJERA

“Vdekja e Klodianit aksidentale”, Çollaku: Ka kohë që Rama merr rolin e padronit të drejtësisë

“Vdekja e Klodianit aksidentale”, Çollaku: Ka kohë

Vendimi i Këshillit të Ministrave, botuar sot në Fletoren Zyrtare, ku qeveria dëmshpërblen financiarisht familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe e quan vrasjen e tij “aksidentale” solli edhe reagimin e gazetarit Basir Çollaku, i ftuar në “Politik On” në RTV Ora.

“Shoh te kryeministri që ka kohë që merr rolin e padronit të drejtësisë. Dhe me ngjarje konkrete. Unë jam pjesë e disa ngjarjeve. Humbi jetën aksidentalisht. Oficeri I policisë pranon që ka bërë vrasjen. Autori thotë e kam vrarë unë, kryeministri thotë aksident. Kjo është diçka e rëndë edhe për një arsye tjetër.

Ajo që ka ndodhur me hetimin deri tani është një dramë më vete. Për të zhvendosur gjëra, për të sajuar, për të gënjyer. Për të baltosur viktimën, për pistoletën, për problemet mendore… Njoftime të policisë që nuk ngjajnë me njëra-tjetrën”, tha gazetari.

Më pas ai foli edhe për dhunën ndaj gazetarit të RTV Ora, Xhoi Malësia duke qenë i sigurtë se kamerat nga brenda komisariatit nr.2 nuk do të dalin kurrë duke sjellë edhe një shembull nga Fushë Kruja.

“Edhe ajo që thotë Xhoi, që kërkon kamera. Unë e kam rast personal me Fushë Krujën. Del kryeministri e thotë “nuk ka gjë pamje në kamera se I kam parë unë” dhe e di çfarë thotë vendimi I gjykatës? Në 22 korrik 2018, një ngarkesë atmosferike, pra një rrufe, ka rënë në postën e policisë Fushë Krujë dhe ka dëmtuar nga 16 kamera. Në të gjitha të dhënat e shërbimeve sinoptike zyrtare, ushtarake, europiane atë ditë ka qenë një kohë pa re me temperature 25-35 gradë. Si prodhohet kjo rrufe në këto kushte?! Unë është hera  e parë që e gjej dhe duhet regjistruar në Guinnes. Kamerat do zhduken nga aty, siç janë zhdukur nga serviset dhe nga rrugicat ku ka ndodhur ngjarja. Nuk do të ketë kamera. Ka mbaruar ajo punë. Nuk del kamera”, u shpreh Çollaku.

Të fundit