Flash News

E-TJERA

Vdekja e Kurtit, Rrumbullaku te “Siguria”: I gatshëm të përgjigjen edhe për Rashën

Vdekja e Kurtit, Rrumbullaku te “Siguria”: I gatshëm të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku është thirrur sot  në Komisionin e Sigurisë, ku u përball me kritikat e opozitës se përse nuk i është përgjigjur kërkesës për informacion.

Pas vdekjes së Lear Kurtit, Rrumbullaku është thirrur që të japë detaje për këtë ngjarje. Drejtori i Policisë deklaroi është i gatshëm të përgjigjet brenda 48 orëve, duke shtuar se ka qenë në SHBA. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të flasë edhe për Klodian Rashën, të riun që u qëllua për vdekje nga një polic.

“Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA. Kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e Rashës mund t’ju përgjigjem. Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, ka deklaruar ai.

 

Të fundit