Flash News

E-TJERA

Vdekja e Lear Kurtit, Avokatja e Popullit: Policia s'ka regjistruar arsyen përse u ndalua i riu

Vdekja e Lear Kurtit, Avokatja e Popullit: Policia s'ka regjistruar arsyen

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka folur për rastin e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën në duart e policisë pasi u shoqërua në komisariat disa ditë më parë në Tiranë.

Duke folur në një lidhje Skype me studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, ajo tha se policia nuk ka regjistruar arsyen se përse u ndalua Kurti. 

Ballanca shtoi se kanë kërkuar një kopje të kamerave të sekuestruara dhe hetimi kryesor për këtë çështje do të kryhet nga prokuroria.

“Ne kemi evidentuar disa parregullsi në procedurat që rregullojë shoqërimin e personit. Kjo nuk do të thotë se policia ka qenë i dhunuar por ka një problematikë në shoqërimin e personit. Policia s’mund të shoqëroj çdo person, duhet të ketë indicie që ka një vepër penale, që dyshohet etj.

Policia nuk e shpjegon dot pse e shoqëron Leart Kurtin në polici. Nuk kishte asnjë regjistrim për shoqërimin e personit. Presim dhe pamjet filmike, kemi vazhduar me hetimin për përgatitjen e dokumentacionin, kemi marrë në pyetje të gjithë punonjësit e policisë të përfshirë në këtë çështje”, tha Ballanca.

  

Të fundit