All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vdekja e Lear Kurtit, Lala: Në krye të AMP është Veliu, që tentoi të mbulojë rastin e Rashës

All - Paragraf - 1

Vdekja e Lear Kurtit, Lala: Në krye të AMP është Veliu,

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurtit risolli vëmendjen te rastet e ngjashme që kanë ndodhur këto vite në Shqipëri, ku të paktën 5 të rinj kanë humbur jetën në duart e policisë.

All - Paragraf - 3

E ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, është Ardi Veliu, i njëjti person që tentoi të mbulojë vrasjen e Klodian Rashës dhe po i njëjti që tentoi të mos zbardhet vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Lala ka ngritur një sërë pyetjesh për autoritet policore të cilat sipas saj nevojë për përgjigje në mënyrë që të zbardhet dinamika e vdekjes së të riut.

“Nuk jam e prirur ti besoj Agjencisë për faktin se ka gëlltitur drogë, pasi në krye është Ardi Veliu që ishte në detyrë kur u mundua të mbulohej rasti i Klodian Rashës. Është po ai zyrtar policie që tentoi të mbulonte ngjarjen e Elbasanit me vdekjen e Pjerin Xhuvanit. Dua të ngre pikëpyetje nga informacione që kam marrë: Cilat janë arsyet që shtynë patrullën të verifikonin këtë person? Kishte dyshime policia që ai mund të kishte narkotikë? Ishte subjekt që po vëzhgohej? Pse u vendos të merrej për verifikim dhe cilat ishin indikacionet? Çka ndodhur gjatë ndjekjes që policia thotë u bë për rreth 200 metra dhe nuk është monitoruar nga kamerat. Nga ndalimi në komisariat çka ndodhur? Rasti i Klodian Rashës tregoi se kamerat trupore nuk punonin në atë kohë”, tha Lala.

Të fundit