Flash News

E-TJERA

Vdekja e Lear Kurtit/ “Kishte kokainë në stomak”, Prokuroria nis hetimet për dy vepra penale

Vdekja e Lear Kurtit/ “Kishte kokainë në stomak”,

Prokuroria ka reaguar për vdekjen e Laer Kurtit. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Tiranës thotë se ka regjistruar proçedimin penal për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”.

Organi i akuzës thotë se ka administruar kartelat mjekësore të Lear Kurti, procesverbalin e kqyrjes së kufomës, pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, dëshmitë e personave që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me Kurtin.

Prokuroria thotë se akti i ekspertimit kimik është kryer nga një grup prej 5 ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses të gjetur në stomakun e viktimës, ka prani të lëndës narkotike kokainë.

Gjithashtu shton se grupi hetimor do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, dëshmitë e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e 32-vjeçarit.

 

Të fundit