Flash News

E-TJERA

Vdekja e Lear Kurtit, reagon Muhamet Rrumbullaku: Rast fatkeq. Janë të pezulluar punonjësit e policisë

Vdekja e Lear Kurtit, reagon Muhamet Rrumbullaku: Rast fatkeq. Janë të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar lidhur me vdekjen e të riut Lear Kurti pas shoqërimit nga policia mbrëmë në komisariat.

Në një prononcim në SYRI TV, Rrumbullaku ka deklaruar se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Lear Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Rrumbullaku nuk preferoi të japë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se policia duke qenë palë e kësaj ngjarje, nuk mund të japë asnjë deklaratë.

“Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigja ime është e thjeshtë dhe e qartë.

Është një rast fatkeq. Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar. Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore. Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit. Po janë të pezulluar punonjësit e policisë’, tha kreu i Policisë së Shtetit.

Të fundit