Flash News

E-TJERA

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet armatori, procedohet brigadieri i minierës

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet armatori, procedohet

Minatori Fiqiri Karaj humbi jetën ditën e djeshme ndërsa punonte në një nga galeritë e zonës D në një minierë të Bulqizës.

Si pasojë e ngjarjes, policia ka arrestuar 61-vjeçarin Ç. D., me detyrë armator në minierë si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 50-vjeçarin F. K., i cili ka detyrën e brigadierit, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Dy punonjësit e lartpërmendur kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, dhe sipas policisë për pasojë të neglizhencës së tij humbi jetën të mërkurën 49-vjeçari Karaj.

Fiqiri Karaj, i cili bënte detyrën e vagonistit, u dërgua i plagosur drejt spitalit të Bulqizës por humbi jetën rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia armatori i një subjekti minerar, si dhe procedohet penalisht brigadieri i subjektit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ç. D., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë armator në një subjekt minerar në zonën D), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 24.02.2021, në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçari (me detyrë vagonist).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Të fundit