Flash News

E-TJERA

Vdekja e punonjësit në Portin e Durrësit, tre në pranga

Vdekja e punonjësit në Portin e Durrësit, tre në pranga

Një 19-vjeçar ndërroi jetë dje teksa u aksidentua gjatë punës në kontejner në Portin e Durrësit.

Policia ka vënë në pranga sot tre persona, si përgjegjës për moszbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë. Janë arrestuar përgjegjësi i turnit, manovratori dhe kryemekaniku i ofiçinës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit