Flash News

E-TJERA

Vëllai i Parashqevi Simakut: Nipi do shkojë pranë saj në SHBA

Vëllai i Parashqevi Simakut: Nipi do shkojë pranë saj në

Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku ka folur i emocionuar që pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij.

Në një intervistë për “Top Story”, Arben Simaku u shpreh se me gjetjen e motrës, është plotësuar amaneti i nënës, që u nda nga jeta dy vite më parë. AI tha se ër çfarë flitet nuk i intereson aspak, ndërsa tha se do dërgojë për ta kërkuar. 

“E falenderoj që po ma bën motrën të lumtur, këto të tjerat nuk më interesojnë fare, çfarë flitet dhe çfarë nuk flitet. Unë nuk do shkoj, por do dërgoj djalin, djali ishte atje edhe për ta kërkuar. Ka dy javë që ka ardhur nga Amerika, unë ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë. Ajo e ka dashur shumë djalin”.

Mes emocionesh, ai kujton kohët me motrën. “Ajo më fërkonte duart dhe këmbët me një dashuri dhe një respekt të jashtëzakonshëm”, u shpreh i përlotur Arben Simaku.

Të fundit