Flash News

E-TJERA

Vëllai plagos me thikë vëllain në Pogradec

Vëllai plagos me thikë vëllain në Pogradec

Një 23-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij, 25 vjeç, në Pogradec.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në lagjen nr. 4 rreth orës 08:30 të mëngjesit. 23-vjeçari është shoqëruar në polici.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit