Flash News

E-TJERA

Vendimi i qeverisë: Rriten pagat për punonjësit e policisë së shtetit dhe të burgjeve

Vendimi i qeverisë: Rriten pagat për punonjësit e policisë

Nga viti i ardhshëm qeveria ka vendosur të rrisë pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua projektbuxheti i vitit 2022.

Do ketë rritjet pagash për punonjësit e policisë , në formë bonusi dhe do çojë deri në 150% pagat e atyre që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit të tyre.

Do ketë rritje të investimeve në policinë e shtetit në infrastrukturën digjitale dhe teknologji. Kjo do rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë”, tha Çuçi.

Po ashtu, rritje pagash pritet të ketë edhe për punonjësit e policisë së burgjeve, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas tij, edhe punonjësit e strukturës anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë do jenë të mirëpaguar me trajtim financiar të posaçëm.

“Do ketë rritje pagash në masë të konsiderueshme për punonjësit e policisë së burgjeve, duke i barazuar për gradë dhe funksion me policinë e shtetit.

Para dy ditësh në mbledhjen e qeveris miratuam krijimin e drejtorisë së përgjithshme antikorrupasion në ministrinë e drejtësisë, sot në buxheti për të ruajtur integritetin e saj, njësia përgjegjëse në min drejtësisë do ketë trajtim financiar të posaçëm për të mos u tunduar nga korrupsioni me qëllim luftës frontale ndaj korrupsionit në administratën publike.

Koordinatorët e rrjetit antikorrupsion do jenë të mirëpaguar dhe do jenë në nivel të barabartë  me zv. drejtuesit e institucionet ku ushtrojnë detyrën e tyre.

Nga skema e bonuesve përfituese është edhe drejtoria e kodifikimit”, tha ministri Manja.

Të fundit