Flash News

E-TJERA

Vendimi i ri/Ndryshon tapia për tokat, si do aplikohet

Vendimi i ri/Ndryshon tapia për tokat, si do aplikohet

Është zyrtarizuar modeli i ri i tapive që do të ndahen për qytetarët pas përfundimit të procedurave për regjistrimin e tokave bujqësore të ndara me 7501.

Sipas vendimit, certifikata e regjistrimit, veç të dhënave mbi pronarin, do të përmbajë të dhëna edhe për pasurinë, konkretisht numrin e pasurisë, sipërfaqen, vlerën dhe adresën e pasurisë.

Po ashtu, do të jenë edhe të dhënat e dokumentit dhe të sigurisë së certifikatës, si data e lëshimit, numri serial, kodi i sigurisë dhe nënshkrimi nga titullari.

Bashkë me modelin e ri të certifikatës së regjistrimit, qeveria ka miratuar edhe modelin dhe përmbajtjen që do kenë kartelat e pasurisë përfundmitare dhe provizore, si edhe hartat kadastrale dhe plani i rilevimit.

Të gjithë familjet që kanë në përdorim tokë por nuk kanë titull pronësie, mund të paraqiten pranë njësive të qeverisjes vendore për të aplikuar.

Data 7 nëntor është afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesës dhe tejkalimit të këtij afati, teksa Agjencia e Kadastrës ka paralajmëruar se nuk do të pranohet asnjë kërkesë e re.

"Për pasuritë e paluajtshme që kanë tituj pa sipërfaqe të përcaktuar, por që ndodhen në zona kadastrale për të cilat ka përfunduar regjimi fillestar përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, merren të mirëqena sipërfaqja dhe kufinjtë e tyre të pasqyruar sipas regjistrimit fillestar, pavarësisht mangësive në procedurë, dokumentacion dhe formë në raport me ligjin e kohës", theksohet në vendim, ku përcaktohet po ashtu se drejtoria vendore e ASHK-së, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, duke u shprehur me vendimmarrje.

Të fundit