Flash News

E-TJERA

Vendimi: Qeveria ndalon për këtë vit shpërblimet për punonjësit

Vendimi: Qeveria ndalon për këtë vit shpërblimet për

Qeveria ka vendosur të heqë të drjetën e përdorimit të Fondin të Veçantë buxhetor për shpërblimet e punonjësve.

Në vendimin e qeverisë, siguruar nga Scan Tv, thuhet se Fondi i Veçantë nuk do të përdoret mëpër shpërblime punonjësish apo për veprimtari social-kulturore. Në këtë mënyrë, punonjësit janë përjashtuar për këtë vit edhe nga shpërblimet e fundvitit.

“Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon se “përjashtimisht, për vitin 2022, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”

Vendimi është firmosur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar dje.

Të fundit