Flash News

E-TJERA

"Vendimi të padrejtë dhe të paarsyetuar", studentët kundër mësimit online: Nesër protestojmë para Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë

"Vendimi të padrejtë dhe të paarsyetuar",
Foto Ilustruese, protestë studentore

Shifrat rekord të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19, bën që me rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Arsimit të vendoste për rikthimin e mësimit online në universitete 3 ditë para nisjes së shkollës.

Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga studentët, të cilët kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste nesër në orën 10:00. Protesta kundër mësimit online do të mbahet para ambienteve të Ministrisë së Arsimit për rreth 1 orë, dhe më pas do të zhvendoset drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ditën e hënë në kundërshtim të një vendimi të padrejtë dhe të paarsyetuar, studentët në mbarë vendin do të mbajnë një protestë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Të fundit