Flash News

E-TJERA

Vera e parë post pandemi, operatorët e turizmit: Rezervimet u rritën me 130 % krahasuar me vitin e shkuar

Vera e parë post pandemi, operatorët e turizmit: Rezervimet u

Kjo verë vjen ndryshe krahasuar me dy vitet e kaluara, për shkak të lehtësirave dhe pandemisë së  Covid-19 që duket se po shkon drejt fundit në vend dhe në botë.

‘Vera e parë post pandemi’, dominon edhe në studion e ‘Politiko’ në Top News. Për këtë, Fiori Zani, operatore turistike tregon se lehtësimi i kufizimeve të Covid-19 u reflektua që në janar ku rezervimet u rritën me 130 % krahasuar me vitet e kaluar.

“Që në janar rezervimet u rritën me 130% nga vitet e shkuara. Spanja kërkon testin ende, por masat janë lehtësuar. Heqja e kufizimeve ndikoi në rritjen e rezervimeve.

Shpresojmë që ky është fundi i pandemisë, por deri tani shohim lehtësim shumë të madh”, u shpreh Fiori Zani në ‘Politiko’.

Të fundit