Flash News

E-TJERA

Vërshimet e ujit bllokojnë aksin Përmet-Çarshovë

Vërshimet e ujit bllokojnë aksin Përmet-Çarshovë

Aksi rrugor që lidh Përmetin me Çarshovën është bllokuar moti i keq.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshimin e ujit dhe dherave në këtë segment rrugor, duke e bërë gati të pamundur kalimin.

Njoftimi i ARRSH:

Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjetejanë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet

Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes

Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë

Të fundit