Flash News

E-TJERA

“Veshun me diell e mbathur me hënë” Rudolf Marku sjell Antologjia e poezisë shqipe

“Veshun me diell e mbathur me hënë” Rudolf Marku sjell

 “Veshun me diell, mbathur me Hanë”, me vargjet e Bogdanit vjen antologjia e poezisë moderne shqiptare nga Rudolf Marku.

Në promovimin që i është bërë këtë të enjte, autori ka komentuar edhe kritikat e bëra nga Peizazhe të Fjalës, që ky varg është marrë nga Bibla dhe për pasojë jo nga vjetërsia e poezisë shqip.

Hartuesi i kësaj Antologjie, Rudolf Marku, poeti i parë laureat i vendit ia del të evidentojë temperamente poetike në diakroni. Kjo antologji, për nga konceptimi, kompozohet si një diagram që regjistron evoluimin e poezisë lirike në shqip prej shkrimit të saj, tek format e lirikës konceptuale.

Koncepti i Rudolf Markut për modernen duket në të njëjtën venë me atë të historianit të njohur britanik, Paul Johnson, i cili në librin e tij “Lindja e modernes”, e gjen fillin e erës moderne në dhjetëvjeçarin e dytë dhe të tretë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si një kohë idesh të reja, inovacionesh dhe avancimesh teknologjike të pamenduara më pare.

 

Të fundit