Flash News

E-TJERA

Shoqërohet në polici Alqi Bllako

Shoqërohet në polici Alqi Bllako

Alqi Bllako është shoqëruar mesditën e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një ditë më parë ai dorëzoi në Kuvend mandatin e deputetit.

Ai akuzohet si i implikuar në aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 140 milionë lekë të vjetra nga pronari i inceneratorit të Fierit përmes skemave fiktive.

Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij. Abuzimet ai i ka kryer në kohën kur ishte Sekretar në Ministrinë e Mjedisit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

 

 

Të fundit