Flash News

E-TJERA

Vetëm 2 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Vetëm 2 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të

Situata epidemiologjike në vend është përmirësuar dukshëm. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 2 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë nga virusi. Rastet e reja janë identifikuar një rast në Tiranë dhe një rast në Lezhë.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me virusin e kanë fituar dhe 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë janë shënuar në total 132,374 raste pozitive me COVID-19, 2,451 prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. Aktualisht në vendin tonë ka 296 raste aktive në total me COVID-19.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      29

Të shtruar në spitale      28

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,593

Testime totale             736,591

Raste pozitive             132,374

Raste të shëruara        129,627

Raste Aktive                  296

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         80

Shkodër       60

Korçë            41

Berat             35

Lezhë           25

Elbasan        18

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          4

Kukës           4

Fier                4

Dibër          3

 

Të fundit