Flash News

E-TJERA

Vetëplagoset me armë gjahu 25-vjeçari, përfundon në spital

Vetëplagoset me armë gjahu 25-vjeçari, përfundon në

Një 25-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu, mesditën e sotme (31 janar) në fshatin Grykë Nokë në Dibër.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale F.D., 25 vjeç, i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 “Më datë 31.01.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Grykë Nokë, dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit