Flash News

E-TJERA

Vetëvrasjet e pacientëve me covid-19, sociologu: E vështirë për ta parandaluar, por jo e pamundur, sinjalet që jep

Vetëvrasjet e pacientëve me covid-19, sociologu: E vështirë

Sot, u shënua rasti i katërt që pacientë të shtruar në spitalet covid në Tiranë hidhen nga ballkoni për të kryer aktin e vetëvrasjes.

Fatmirësisht, 69-vjeçari i cili u hodh nga kati i dytë në Infektiv është në jetë. Sociologu Gëzim Tushi tha se raste të tilla janë vështirë për ta parandaluar, por jo e pamundur.

Duke folur në report tv, ai thotë se pacientët japin sinjale që nuk duhen neglizhuar.

"Vetëvrasja është një akt i fshehtë e vështirë ta zbulosh dhe një njeri që është në gjendje i destabilizuar është i predispozuar për të marrë "aventura të tillë", me fund tragjik, por nuk do të thotë që është e pamundur, aq më tepër në spitale, ku janë mjekë që janë të zot jo vetëm të administrojnë trupin, por edhe mendjen e njeriut.

Duhet një vigjilencë më e madhe, për të kuptuar ankthet, pasiguritë, ka sinjale që ky njeri mund të jetë i deprimuar, nëse ne kemi shtuar infermierë dhe mjekë, por kemi nevojë edhe për psikologë", tha Tushi.

  

Të fundit