Flash News

E-TJERA

Vetëv*itet amerikani në burgun e Shkodrës

Vetëv*itet amerikani në burgun e Shkodrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shkodrës, ku një i paraburgosur është vetëvrarë.

Mësohet se ai është një shtetas amerikan i quajtur Brendon Ronald Saporito, i cili u gjet i varur në dhomën e tij nga të paraburgosurit e tjerë.

“Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Të fundit