Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja e 13-vjeçarit në Mat, arrestohet poseduesi i armës

Vetëvrasja e 13-vjeçarit në Mat, arrestohet poseduesi i

Policia ka vënë në pranga poseduesin e armës së zjarrit me të ciliën dyshohet se u vetëvra dje 13-vjeçari në Mat.

47-vjeçari P.S, banues në Kurbin u arrestua në flagrancë, teksa policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Mësohet se i arrestuari nuk kishte lidhje me familjen e viktimës.

13-vjeçari kishte shkuar bashkë me dy bashkëmoshatarë për të kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur armën e zjarrit e cila i mori jetën 13-vjeçarit teksa ishte duke luajtur.

Njoftimi i policisë:

Mat

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin 'Skëndërbeg', aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin :

P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit