Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja e oficerit në Komisariatin e Durrësit, policia jep detajet: Ishte dënuar për plagosje, do pezullohej

Vetëvrasja e oficerit në Komisariatin e Durrësit, policia jep

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar sot në Komisariatin e këtij qyteti, ku oficeri Arben Pjeçi u gjet i vetëvrarë me armën e shërbimit.

Sipas njoftimit zyrtar, Pjeçi, me detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat, kishte humbur kontaktet me familjarët .

Pas kërkimeve, orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Shkak për këtë akt të rëndë sipas policisë ka qenë fakti se Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, çka do t’i kushtonte edhe punën.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë”, sqaron policia.

 

 

 

 

 

Të fundit