Flash News

E-TJERA

Vetëvritet me kallashnikov 24-vjeçari (EMRI)

Vetëvritet me kallashnikov 24-vjeçari (EMRI)

Një 24-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës për motive ende të panjohura. Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është Durim Kastrati.

Ndërsa Policia, njofton  se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje me kallashnikov, armë kjo që është gjetur në vendin e ngjarjes.

 “Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.” – kanë thënë nga Policia.

Të fundit