Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Brazili përmbys në sekondat e fundit Kolumbinë dhe siguron kualifikimin si “kokë” grupi

VIDEO/ Brazili përmbys në sekondat e fundit Kolumbinë dhe siguron

Copa America ka hyrë në një fazë interesante, teksa Brazili ka arritur të sigurojë pas tre ndeshjesh vendin e parë në grupin A me po tre fitore. Skuadra e drejtuar nga Tite ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 përballë një kundërshtari të fortë si Kolumbia. 

Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 10 me Luis Diaz, që tundi rrjetën pas asistit të Juan Cuadrados. Pavarësisht tentativave nga brazilianët rezultati do të mbetej i pandryshuar në fraksionin e parë të lojës.

Goli i barazimit do të vinte pas një gjuajtje me kokë nga Firmino në minutën e 78 të takimit, teksa më herët Neymar kishte gjetur dhe shtyllën. Goli i fitores u realizua në minutën e fundit të ndeshjes, atë të 100, Casemiro shënoi pas asistit të Neymar dhe fiksoi shifrat në 2-1.

Me këtë sukses, Brazili jo vetëm që kalon më tej por siguroi edhe vendin e parë nga Grupi A, ku të gjithë të tjerët duhet të luftojnë për t’u kualifikuar.

Të fundit