Flash News

E-TJERA

Video/ CNN për protestën e opozitës: Kërkohet dorëheqja e qeverisë

Video/ CNN për protestën e opozitës: Kërkohet dorëheqja

Protesta kombëtare e opozitës që u zhvillua më 22 dhjetor para Kryeministrisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një seri artikujsh zemërimit dhe revoltës që qytetarëve ndaj korrupsionit të Belinda Balluktu dhe qeverisë.

CNN ka postuar një video nga protesta brenda Parlamentit javën e shkuar dhe ajo jashtë saj, para Kryeministrisë.

“Kaosi shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë javën e kaluar. Ligjvënësit e opozitës ndërprenë punimet e parlamentit pas javësh tensioni mbi akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve të qeverisë, përfshirë edhe zv/kryeministren e vendit, Belinda Balluku”, citohet në videon e CNN ku shfaqen deputetët e opozitës duke protestuar në sallën e Kuvendit.

Referuar protestës së 22 dhjetorit, CNN shkruan “protesta kanë vijuar jashtë Parlamentit, me protestuesit që hodhën flakadanë jashtë një ndertesë qeveritare duke kërkuar shkarkimi”.

https://edition.cnn.com/2025/12/23/world/video/albania-protests-parliament-corruption-allegations-belinda-balluku-vrtc

Të fundit