Flash News

E-TJERA

Video/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit, qitësi zbret dhe qëllon nga afër objektivin

Video/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit, qitësi zbret dhe

Këto janë pamjet ekskluzive nga atentati në Rinas, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i njohur ndryshe si "Sheqeri".

Pamjet e siguruara nga Shteg.org tregojnë dinamikën e atentatit të ndodhur në një nga zonat më të sigurta të vendit, pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Video më poshtë tregon se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Ndaj automjetit është qëlluar në tre momente.

Fillimisht, autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Benz-i është ndalur në vend dhe më pas, një prej tyre ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar sërisht, në distancë për herë të tretë.

 

Të fundit