Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Danimarka çerek-finalistja e parë e Euro 2020, fiton me "poker" golash dhe eliminon Uellsin

VIDEO/ Danimarka çerek-finalistja e parë e Euro 2020, fiton me

Danimarka ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 përballë Uellsit në ndeshjen e vlevfshme për fazën e 1/8-ave në Euo 2020.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Johan Cruyff Arena" në Holandë, danezët kaluan që në fraksionin e parë të lojës në avantazh, pasi Dolberg gjeti rrugën e rrjetës në minutën e '27 duke përfituar dhe nga një gabimi i mbrojties uellsiane.

Tre golat e tjerë do të vinin në pjesën e dytë të lojës. Në minutën e '48 Dolberg gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar dopietë në kët takim. Në minutën e '88 realizoi Maehle, ndërsa para bilbilit të trefishtë të gjyqtarit do të shënonte dhe Braithwaite, duke i fiksuar shifrat përfundimtare në 0-4. Në minutën e '90, Uellsi mbeti me 10 lojtarë, pasi Wilson u ndëshkua me karton të kuq. 

Kështu, Danimarka bëhet çerekfinalistja e parë e Euro 2020, ku do të përballet me fituesin e çiftit Holandë-Republika Çeke. Ndërsa për uellsianët e Gareth Bale me shokë, aventura europiane përfundon këtu.

Të fundit