Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Duke vrapuar për t’iu arratisur policisë, arrestohet pas ndjekjes me dron 42-vjeçari me dy emra; fshihej në një banesë

VIDEO/ Duke vrapuar për t’iu arratisur policisë, arrestohet pas

Policia e Lezhës ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës. Në pranga është vënë shtetasi Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot.

Ai është arrestuar nga uniformat blu pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar dhe shtetasi Asim Brahja, 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij. Ai akuzohet për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit