Flash News

E-TJERA

Video/ Dy hajdutë ranë nga ballkoni në tentativë për t’u arratisur pas grabitjes, fqinjët u japin ndihmën e parë

Video/ Dy hajdutë ranë nga ballkoni në tentativë për

Një tentativë grabitjeje përfundoi keq për dy persona në Drymos të Selanikut, pasi ata u plagosën duke rënë nga ballkoni në momentin kur po përpiqeshin të largoheshin.

Sipas informacioneve, dy autorët kishin hyrë në një apartament në katin e parë dhe kishin marrë një sasi të madhe bizhuterish, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro para në dorë. Ndërsa ata kryenin vjedhjen, pronari u kthye në banesë dhe i zbuloi.

Për të shpëtuar, hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, duke rënë nga një lartësi rreth gjashtë metrash dhe duke u plagosur.

Gjatë ngjarjes, fqinjët ofruan ndihmë për dy të plagosurit, të cilët tani po marrin trajtim nën mbikëqyrje në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ndersa njëri prej tyre dëgjohet që flet shqip. 

 

Të fundit