Flash News

E-TJERA

Video/ E shpallur monument kulture, prishet godina e projektuar nga Maks Velo

Video/ E shpallur monument kulture, prishet godina e projektuar nga Maks Velo

Ndërtesa 7-katëshe e projektuar nga arkitekti Maks Velo është shembur. Objekti ishte ndërtuar në vitin 1976 dhe mbante statusin monument kulture i kategorisë II.

Lajmi për shembjen e ndërtesë së ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), e njohur ndryshe si pallati 7-katësh, e ndodhur në bulevardin "Zogu i Parë" doli në muajin prill.

Ka qenë aktivisti Ervin Goci që publikuar pamje, ku shihet se ndërtesa tashmë është prishur. "E varrosën Maksin, bashkë me eshtrat e veprave të tij, tani i dalin dhe i kendojnë ode për veprën", shkruan i indinjuar Goci.

Instituti i Ndërtimit pretendonte se kjo ndërtesë kishte dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Por ekspertë të huaj që inspektuan ndërtesën pas tërmetit, thanë se është e sigurt.

Nuk munguan as zërat apo pretendimeve të banorëve të zonës se shembja e kësaj ndërtese do të pasojë dhe prishje te objekteve të tjera rreth saj për t'i hapur rrugë një tjetër kulle në Tiranë.

Të fundit