Flash News

E-TJERA

Video/ Efektivët e policisë me kallash në protestën e opozitës

Video/ Efektivët e policisë me kallash në protestën e

Opozita protestoi dje sërish në Tiranë, duke bllokuar 5 akse rrugore kryesore. Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë.

Në videon e siguruar, shihet se efektivët e policisë kanë qenë të pajisur me armë, kallash në protestë. Qartazi, në video dallohet deputeti demokrat Lefter Gështenja i cili i kërkon efektivit të largohet teksa ky i fundit shfaqet me kallash në dorë.

 

Nga protesta, mbeti i lënduar edhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj. Demokrati humbi ndjenjat pasi u shty nga policia.

Deputeti u dërgua në Spitalin e Traumës aty ku u vizitua edhe nga kryedemokrati Sali Berisha. Më pas, Gjemarkaj u nis drejt Spitalit Nënë Tereza për ndihmë më të specializuar.

 

Të fundit