Flash News

E-TJERA

Video/ Efektivët bllokojnë derën e furgonit, klandestinët e shkelmojnë, mësyjnë jashtë dhe dalin 'xhiro' në qytet

Video/ Efektivët bllokojnë derën e furgonit, klandestinët e

Policia e Pogradecit ka diktuar një furgon me klandestinë të paligjshëm brenda. Efektivët ndaluan mjetin dhe u përpoqën të mbanin të izoluar në brendësi klandestinët, të cilët iu 'shpëtuan' nga duart efektivëve.

Videoja që po bën xhiron e rrjetit është momenti kur efektivi i policisë tenton të mbajë të mbyllur derën e furgonit për të mos lejuar emigrantët të dalin jashtë. Pavarësisht përpjekjeve të efektivit, klandestinët arrijnë të shkelmojnë dhe të hapin derën duke dalë jashtë furgonit.

Dhjetëra të tillë 'u arratisën' nga duart e policisë dhe u shpërndanë nëpër qytet, ndërsa një pakicë e emigrantëve arriti të ndalohej nga efektivët.



Të fundit