All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Video/ Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

All - Paragraf - 1

Video/ Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Dubai Denis Bajri.

All - Paragraf - 3

Ndaj Bajrit është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për një sërë veprash penale nga vrasja te prodhimi dhe armbëmbajtja pa leje.

Në video është edhe momenti kur Denis Bajri mbërrin në Rinas i rrethuar nga forca të shumta policore.

“Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi D. B, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve”, njofton policia.

Të fundit