Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Tiranë: 12 të arrestuar, 6 në kërkim

VIDEO/ Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në

Policia e Tiranës ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e ish-parkut në kryeqytet.

Pas një viti hetime, në kuadër të operacionit të koduar "Parku" janë arrestuar 12 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Në pranga janë vënë shtetasit: Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Farjon Palushi, 27 vjeç, Jurgen Halitaj, 19 vjeç, Ismail Gurra, 26 vjeç, Denard Buci, 20 vjeç, Josif Ceka, 20 vjeç, Oltion Doku, 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, Fabian Pitani, 22 vjeç dhe Doris Murati , 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit: Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Ergest Mema, 22 vjeç, Redi Palushi, 25 vjeç dhe Aleksandro Maliqaj, 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; Frenkli Sorra, 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R.P., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit Deivid Shuaipi (i ndaluar) dhe Arnaldo Çiçaj (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 6 Prill 2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16 Shkurt 2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më 3 Gusht 2020 është arrestuar shtetasi M. B.

"Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit